Pesë ndeshje të zhvilluara dhe po aq fitore të skuadrave vendase me gjithësejt 39 gola është epilogu i javës së 19-të në ligën e parë të futbollit të femrave
Këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 19-të në[ Ligën e parë të futbollit të femrave ku janë shënuar disa fitore me rezultat të thellë . Kampioni në fuqi klubi i futbollit të femrave Luboteni përkundër dënimit drastik nga organet e FFM-së me heqjen e 9 pikëve, vazhdon të shkëlqej. Kështu që në ndeshjen e javës së 19-të që u zhvillua në Tetovë mundi ekipin e Koçanit me rezultat dy shifror 16-0. Fitore të thellë ka regjistruar edhe Skopje 2014 kundër AS United 8-0, ndërsa Tiverija Brera dhe Kamenica Sasa ka shënuar fitore identike 7-0 kundër Vardari 2023 gjegjësisht Top Gol. Tabelën e kryeson Skopje 2014 me 54 pikë e ndjekur nga Tiverija Brera me 39, Istatov 2015 Skopje me 38 dhe Luboteni në pozitën e katërt me 37 pikë
Rezultate e xhiros së 19
Skopje 2014 – AS United 8-0
Tiverija Brera – Vardari 2023 7-0
Istatov 2015 Skopje – Reçica 1-0
Luboteni – Koçani 16-0
Kamenica Sasa – Top Gol 7-0
SHABAN SINANI – TV KOHA







