Të tjera lajme

A UA LEJON TETOVARËVE “XHEPI” TË SHKOJNË NË PUSHIM?!

Qytetarët ankohen se për shkak të pagave të ulëta dhe çmimeve të larta nuk mund të shkojnë në pushim. Ata thonë se me këtë standard, një pushim në vendet turistike është thuajse i pamundur. Megjithatë ka edhe të tillë që thonë se me kursime të majme mund edhe të arrihet edhe pse shkurt kohë dhe jo në vende luks.

Se qytetarët janë më të rezervuar e thonë edhe nga agjencionet turistike. Megjithatë, nga EuroTurist thonë se pas një stagnimi në muajin mars, rezervimet për pushime kanë vijuar si çdo vit tjetër. Ata thonë se ka edhe qytetarë që pyesin për çmime dhe ju duket shumë e lartë dhe tërhiqen, megjithatë thonë se ka edhe të vendosur që vijojnë me pagesat dhe e shijojnë pushimin.

EURO TURIST

Sipas tyre, Antalia e Turqisë mbetet një nga vendet më të pëlyqera të tetovarëve për shkak të çmimeve të ulëta dhe paketës së plotë të shërbimeve që i ofrojnë hotelet atje.

Aktualisht në Ballkan, destinacionet më të kërkuara mbeten bregdeti i Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Antalya vazhdon të jetë ndër zgjedhjet më të preferuara për familjet nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, kryesisht për shkak të paketave “all inclusive”, të cilat u lejojnë pushuesve të planifikojnë më lehtë shpenzimet. Sa i përket kostos, një familje me katër anëtarë për një pushim 7-ditor në Antalya mund të shpenzojë nga rreth 1.700 deri në 3.000 euro, varësisht nga hoteli, periudha dhe niveli i shërbimeve. Për destinacione më afër si Shqipëria ose Mali i Zi, kostoja mund të jetë më e ulët, por gjatë pikut të sezonit edhe atje çmimet janë rritur ndjeshëm.

Standardi jetësor mbetet faktori kryesor që përcakton nëse qytetarët do të mund të kalojnë disa ditë pushimi pranë detit apo do të detyrohen ta shtyjnë atë për një kohë tjetër./Tv Koha/

Të fundit