25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Abduramani: S’ka nevojë për panik, Maqedonia ka rezerva të mallrave

Nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, sepse Maqedonia ka mjaftueshëm rezerva të mallrave, kështu të paktën theksoi drejtori i Agjencisë së mallrave, Resi Abduramani.

“Panik nuk shoh në Ukrainë ku bëhen luftimet ku vriten shkatërrohen në çdo moment. Agjencia për rezerva të mallrave është mjaftueshëm e furnizuar dhe e ka gjithë sasinë e mallrave dhe llojeve të mallrave që janë të përcaktuara me ligj. Përveç mallrave rezervë edhe sektori privat ka, kështu që nuk shoh hapësirë për shqetësim sa i përket furnizimit me produktet elementare ushqimore këtu te ne”, tha Resi Abduramani, drejtori I Agjencisë për Rezervat e Mallrave.

Abdurramani tha se Maqedonia, kryesisht furnizohet nga Serbia, Kroacia, Bullgaria, por pa marrë parasysh qytetarët duhet të jenë të qetë se pa mallra nuk do të ngelin.

Ndërkaq ai theksoi se duhet të jenë të përgatitur për çdo situate dhe se për këtë Qeveria ka formuar grup pune i cili punon në këtë drejtim./TV21/

Të fundit