15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ademi: Me 1000 amendamente bllokohet ligji për korridoret 8 dhe 10D

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, tha sot se projektligji për marrëdhëniet e punës në Kuvend do të sjellë ndërtim më efikas, më të mirë dhe më të shpejtë të autostradave nga korridoret 8 dhe 10D.
Ai tha se ky ligj është propozuar për disa arsye.

“Ky ligj është propozuar për disa arsye, nuk ka të bëjë vetëm me cilësinë, por edhe me projektet më të mëdha të infrastrukturës. Nga ne varet nëse duam më shpejt dhe më lirë, apo më ngadalë dhe më shtrenjtë”, tha Ademi.

Ademi sqaroi se Qeveria nuk ka arritur marrëveshje të dëmshme, siç akuzon opozita.

“Janë bërë konsultime, nuk bëhet fjalë për Ligje antikushtetuese, por duke pasur parasysh se janë dorëzuar mbi 1000 amendamente, bëhet fjalë për bllokim, sepse nuk ka kuptim që një projektligj me 3 nene të ketë kaq shumë amendamente pra ky është një lloj bllokimi i projektit, realizimi më i shpejtë dhe më i lirë i tij”, tha Ademi./TV21

Të fundit