12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Afrim Berisha ka dhënë mito për dokumente të falsifikuara

Një pjesë e komunitetit rom vazhdon të përballet me mungesën e dokumenteve të identifikimit.Për këtë, ata nuk mund të marrin shërbimet mjekësore, sociale dhe të drejtën e punësimit. Një pjesë e tyre jetojnë në lagjen më të varfër në Tetovë, e njohur si lagjeja e Krasiqëve, e banuar me popullatë rome. Një prej tyre është është edhe Afrim Berisha, i cili edhe pse ka mbushur 50 vite, megjithatë nuk posedon asnjë dokument.Që ironia të jetë më e madhe, fëmijët e tij kanë dokumente.Krahas këtij absurdi, ai në një deklaratë për media ka thënë se ka dhënë mito rreth 2 mijë euro për të rregullluar dokumente.Të njejtat i ka siguruar por janë të falsifikuara, thotë ai. Për shkak të natyrës së problemit, ai nuk dëshiron të tregojë se ku i ka dhënë paratë për këtë shërbim.
“Nuk japin dokumente, kërkojnë mito, unë mito I dhash dy mijë euro, tjera nuk kam për të dhënë.Nuk është me rëndësi, është një person, mi ka nxjerrë disa dokumente port ash frikohem të shkoj dhe t`I jap këto dokumente se janë të falsifikuara.Unë nuk mund të shkoj askund të ankohem se janë të falsifikuara, më kanë mashtruar, mi kanë marrë dy mijë euro,” shprehet Afrim Berisha, banor I Tetovës.
Përfaqësues të këtij komuniteti sqarojnë se fillimisht është dhënë një shifër identifikuese për këta persona por më pas sistemi ka hasur në shumë probleme. Tashmë, zgjidhja kërkohet që të intervenohet në ligj që më lehtë këta persona të kenë numër amë sikurse të tjerët.
“Komisioni mbikqyrës parlamentar që merret me implementimin e ligjit për personat e paevidentuar në librat amë, ka konstatuar se nuk ka përparim në implementimin e këtij ligji, prandaj kërkohen mënyra tjera dhe Ministria e Drejtësisë është e obliguar që të përgatisë amandament të ri që më pas deputetët të vazhdojnë procedurën në kuvend, që të bëhet ndryshim në ligjin për evidencë amë,që do të hap derën për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Muhamed Toçi, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtesisë.
Edhe pse ligji është sjellur në vitin 2022,dhe kishte shpresë se personat e paevidentuar të komunitetit rom do të mund të regjistrohen, megjithatë implementimi është duke shkuar shumë ngadalë, vlerësojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Do të duhet që të bëhen ndryshime të caktuara në ligjin ekzistues sepse Ministria e Drejtësisë përgatit ndryshim në ligjin për evidencë, por kjo do të marrë kohë dhe më pas drejtoria për udhëheqjen e libravë amë, do të bëjë ndryshime me çka do t`ju mundësohet këtyre njerëzve të regjistrohen nga evidenca e përkohshme në atë të përhershme.Mënjëherë pas kësaj mendojmë se nuk do të ketë probleme më tutje që edhe këta qytetarë të mundet të realizojnë të drejtat e tyre” tha Mabera Kamberi përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Problem në vete mbetet evidentimi i romëve.Për shkak të kësaj ata nuk mund të marrin shërbimet kryesore që garantohen edhe me kushtetutë Në këtë mënyrë, mbi 20 persona të komunitetit rom në Tetovë ende nuk kanë asnjë dokument identifikimi.Procedura për këta persona edhe pse filloi kohë më parë megjithatë nuk ka shënuar ndonjë progres.Me këtë shumë qytetarë të komunitetit rom nuk mund të realizojnë të drejtat elementare si mbrojtja sociale, shëndetësore, e drejta për punësim dhe e drejta për arsim. Sipas informacioneve të fundit, pritet që së shpejti në kuvend të jetë propozim ndryshimin dhe plotësimin final të ligjit për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve. Me këtë pritet që të zgjidhet edhe ky problem i komunitetit rom.

Projekti është finansuar nga Bashkimi Evropian
Programa”Komisioni për Antidiskriminim e kryen rolin e tij preventiv dhe promovues” që e realizon Qendra Maqedonase për bashkëpunim Ndërkombëtar MCMS. TV KOHA
Gazetar Urim HASIPI

Të fundit