18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti përkujton sulmin e 11 shtatorit ndaj SHBA-ve: U shuan rreth 3000 jetë të pafajshme, u lëkundën themelet e vlerave demokratike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot ngjarjen tragjike të 11 shtatorit, sulmin terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ahmeti shkruan se viktimat e Kullave Binjake duhet të kujtohet me nderime dhe ngjarje të tilla të mos përsëritën më.

Statusi i plotë:

Bota mbarë përkujton sot një nga episodet më tragjike që ka përjetuar në historinë e saj, 22 vjetorin e sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mori jetën rreth 3000 njerëzve të pafajshëm të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.

Ky akt i kobshëm lëkundi themelet e vlerave demokratike të mbarë botës dhe zgjoi ndërgjegjen e bashkëveprimit botëror kundër të keqes.

Le të përkujtohet gjithmonë ai çast tragjik, le të nderohet kujtimi për viktimat që kurrë të mos lejojmë të përsëritet sërish.

Të fundit