15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident në rrugën Makedonski Brod-Priep, ndërron jetë vajza 18 vjeçe

Një vajzë 18 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Makedonski Brod-Prilep, përcjell TV21. Nga MPB thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë, gjithashtu të moshës 18 vjeçe.

“Me datë 28.08.2023 në ora 21:58 në SPB-Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Prilep, në vendin e quajtur “Cigllana” në fshatin Dollnen, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf”, me targa të Prilepit, i drejtuar nga V. M. (18) nga fshati Peshtalevë, ka dalë nga rruga. Pasagjerja M.S.(18) nga Prilepi nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi V.M. dhe pasagjerja tjetër B.S.(18) nga Prilepi”, theksojnë nga MPB.

Të fundit