03/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Akuza ndaj një të riu tetovar që donte të vriste një të njohur për para

Një tetovar nëntëmbëdhjetë vjeçarar akuzohet   nga Prokuroria Themelore Publike  se ka kryer veprën penale tentim vrasje.

Sipas aktakuzës, më 7 janar, ai e ka takuar viktimën në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zhelinë. Në kazino i ka kërkuar viktimës 50 euro të cilat i ka shpenzuar menjëherë. Më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zherovjanë, ku edhe ai ka kërkuar dhe ka shpenzuar 50 euro nga viktima. Kur është kthyer i nervozuar në veturë, i dyshuari i ka kërkuar viktimës më shumë para, por ai nuk ka pranuar t’ia japë.

“Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka kërcënuar. Viktima sërish ka refuzuar t’i japë para dhe i ka thënë të dalë nga automjeti i tij, pas së cilës i dyshuari e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe në gjoks. Viktima ka zbritur menjëherë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë, ndërsa i dyshuari ka vrapuar pas tij me thikë në dorë. Ai e kapi atë dhe i dha disa goditje të tjera në shpinë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Viktima është rrëzuar përtokë dhe i ka dhënë të gjitha paratë që kishte me vete – rreth 300 euro, pas së cilës i dyshuari ka ikur”, ka thënë nga Prokuroria Themelore Publike ./a1on.mk/

Të fundit