Të tjera lajme

Albi Qamili: Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, një projekt i shumëpritur për banorët

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Reçicën e Madhe me autostradën, një projekt infrastrukturor i shumëpritur nga banorët e kësaj zone.

Sipas Qamilit, bëhet fjalë për një investim që qytetarët e Reçicës e kanë pritur me dekada dhe që tashmë po merr formë në terren.

“Një projekt të cilin banorët e Reçicës e kanë pritur me dekada, ne sot po e bëjmë realitet”, theksoi ai.

Ai shtoi se realizimi i këtij projekti do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë lëvizjen e banorëve, si dhe të gjithë qytetarëve që shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

Qamili nënvizoi se Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar me investime konkrete në infrastrukturë, me synim ndërtimin e rrugëve më cilësore dhe përmirësimin e lidhjeve rrugore në të gjitha pjesët e qytetit.

Të fundit