Të shtunën në mbrëmje Sheshi I Tetovës u shndërrua në një vend ku dominuan automjetet e vjetra apo sic njihen ndryshe “Old Timer” një festival që joshi shumë adhurues të makinave të tilla që I kanë rezistuar kohës dhe që ruhen me xhelozi nga pronarët.
“Old Timer Fest” u organizua në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë”, dhe ishte një ngjarjeje e veçantë kushtuar dashamirëve të automjeteve klasike dhe historisë së automobilizmit!
Në kësi revy dhe ekspozime të automjeteve të vjetra gjithmonë në shprehje vjen ajo thënia “Nëse më i vjetër është automjeti apo pronari I tij”, por klubet që merren me këtë veprimtari thonë se pasioni dhe vlera që kanë këto vetura nuk kanë çmim.
Po, shtrohet pyetja se sa është e vështirë mirëmbajtja e këtyre automjeteve të vjetra?
Ndryshe, është viti I tretë me radhë që organizohet një event I këtillë në Tetovë nga RETRO CLUB TETOVA, këtë vit në kuadër të Verës Tetovare, kurse vet paraqitja e këtyre automjeteve në Sheshin e Tetovës ishte një sihariq për adhuruesit e automobilizmit dhe jo vetëm!
/Tv Koha/










