18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

AlternAtivA – Lëvizja BESA – Lëvizja Demokratike: Kosova anëtare e NATO, zgjidhje për paqe në rajon

AlternAtivA – Lëvizja BESA – Lëvizja Demokratike ka reaguar sot sërish për ngjarjet e djeshme dhe sulmin terrorist në veriun e Kosovës.

“Veprimi i djeshëm në Kosovë i terroristëve të mbështetur nga Serbia, është një tregues i qartë se qëllimet dhe politikat e Serbisë janë të njëjta si të Rusisë, e cila për momentin kryen agresion në Ukrainë.
Prandaj faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE, duhet të veprojnë që të mos lejojnë që në Ballkan të ndodh një Ukrainë e dytë. Vlerësojmë se SHBA si partnere dhe mike kryesore e shqiptarëve dhe Kosovës por edhe BE, të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat e mundshëm që Kosova të bëhet sa më shpejtë anëtare e NATO-s.
Me këtë veprim do të ndalohet skenari për një Ukrainë të dytë, do të garantohet integriteti territorial i Kosovës si dhe do të sigurohet paqja në të gjithë rajonin.
Derisa Serbia nuk mund të shkëputet nga Rusia, paqen në Evropë dhe Ballkan e garanton anëtarësimi i Kosovës në NATO”, thuhet në reagimin e partive AlternAtivA-Lëvizja BESA-Lëvizja Demokratike.(INA)

Të fundit