13/04/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Analistët: Akademia Maqedonase puro politike, të merret me shkencë dhe art

Qëndrimi i Kryetarit të Akademisë për Shkencë dhe Arsim e Maqedonisë së Veriut Lupço Kocarev, se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të ndodhin madje duke quajtur si aleancë kudër maqedonizmit thirrjet për futjen e bullgarëve në kushtetutë, janë puro politike dhe të panevojshme, thotë njohësi i mirë i çështjeve në vend Faton Aliti. Ai madje shton se Akademia Maqedonase për Shkencë për Arsim nuk duhet të politizohet por në vend të politikës, të fokusin ta vendos në shkencë dhe art.

Në Akademinë Maqedonase ka dy fryma politike dhe i gjithë institucioni është puro politik, thotë Hasan Jashari nga Akademia për Shkencë dhe Art e Shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Jashari thotë se Akademia e Maqedonisë ka bërë disa gabime në hapa, duke filluar nga mos njohja e Universitetit të Tetovës për vite me radhë, si dhe hartimin e kufijve të ri për ndarjen e shtetit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2001.

Ditën e hënë, kryetari i Akademisë për Shkencë dhe Arsim e Maqedonisë, Lupço Kocarev, tha se ndryshimet për futjen e bullgarëve në kushtetutë janë duke i promovuar një aleancë e fshehur dhe mirë e organizuar ndërkombëtare. Sipas tij, kjo aleancë për “luftë të shenjtë” vepron kundër maqedonizmit, që përbëhet nga forca në Maqedoni dhe në Bashkimin Evropian. Këto komente, kreu I Akademisë, I bëri në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar personaliteteve historike.TV KOHA

Të fundit