25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anëtari i KSHZ-së nga opozita – test për zgjedhje të besueshme dhe demokratike!

“Qeveria teknike e udhëhequr nga Talat Xhaferi, përveç që duhet të vazhdojë të njëjtin kurs politik të cilin e ka ndjekur qeveria e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, duhet t’i sigurojë vendit zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme sipas standardeve ndërkombëtare”, këto janë pritshmëritë e analistëve politik nga mandati tre mujor i Talat Xhaferit dhe kabinetit të tij teknik, shkruan PRESSonline.al

“Asgjë e re nuk pritet veçse të ruaj të njëjtin kurs që e ka ndjekur qeveria Kovaçevski dhe natyrisht presim që të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe parakusht për këtë do të jetë zgjedhja e anëtarit të opozitës në KSHZ, në të kundërtën do të jepet mesazh i keq dhe mundësi për kontestim në procesin zgjedhor. Kompetencat e kësaj qeverie teknike janë të kufizuara, por ky organ është edhe një organ që merr vendime në seancat e tij me negociata dhe marrëveshje të koalicionit të brendshëm, por nuk priten hapa të mëdhenj për shkak të zgjedhjeve që tashmë janë kaq afër nesh”, deklaroi për PRESSonline.al, Enver Salihi – kryetari i OJQ-së “Pulsi i Demokracisë”.

Besoj, shton ai, se zgjedhja e Talat Xhaferit është një tregues i mirë statistikor se është e mundur që në pozita kyçe të ketë njerëz që nuk janë nga bashkësia etnike maqedonase, gjë që do të kontribuojë në rritjen e mëtutjeshme të besimit të ndërsjellë ndërmjet bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut.

Edhe profesoresha universitare Ana Çupeska vlerëson se qeveria teknike duhet të sigurojë zgjedhje të besueshme dhe gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e institucioneve dhe sigurinë e vendit.

“Qeveria Teknike ka për detyrë të sigurojë besueshmërinë e zgjedhjeve dhe gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e institucioneve dhe sigurinë e vendit”, ka deklaruar Çupeska për “Frontline”, përcjell PRESSonline.al

Më 8 maj, krahas zgjedhjeve parlamentare, do të ketë edhe votim për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i garës për kreun e shtetit do të mbahet më 24 prill. (PRESSonline.al)

Të fundit