01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transparency International: Drejtësia e dobët mundëson lulëzim të korrupsionit në Maqedoni

Maqedonia e Veriut është renditur në listën e vendeve ku drejtësia e dobët mundëson lulëzim të korrupsionit.

Kështu është thënë në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Ky vend ka shënuar përparim të lehtë, me 42 pikë – dy më shumë se vitin e kaluar – por që, sipas raportit, progresi ka shënuar kthim mbrapa, pas ndryshimeve që janë bërë në Kodin Penal.

“Vendimi për t’i zvogëluar dënimet për abuzim të detyrave zyrtare për përfitime personale dhe afatet e shkurtuara për fillimin e procedurave ligjore për rastet e dyshuara për korrupsion, janë në të mirë të personave të korruptuar, pasi rreth 200 raste do të vjetërohen, përfshirë ato kundër ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Emërimet e motivuara mbi baza politike, dhe shkarkimet e zyrtarëve të gjykatave, rrisin shqetësimet për aftësinë e gjyqësorit që të luftojë korrupsionin në mënyrë efektive”, është thënë në raport.Ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar në shtator të vitit të kaluar.

Këto ndryshime, Qeveria i ka arsyetuar me nevojën e harmonizimit të Kodit Penal me praktikat evropiane, por edhe heqje dorë nga pikat e legjislacionit, që sipas Qeverisë, ende bazoheshin në praktikat e sistemit të kaluar të ish-Jugosllavisë.

Për njohësit e çështjeve juridike në Shkup, ndryshimet kanë qenë skandaloze dhe “në funksion të mbrojtjes së krimit”.ina-online

Të fundit