03/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Angellovska: Të ruhen sa më shumë vende pune, ndërsa të gjithë ta mbajmë barrën e krizës

Ministrja e Financave Nina Angellovska pret që ndryshimet në Dekretin qeveritar për shfrytëzimin e subvencioneve për pagesën e pagës në sektorin privat të rezultojnë me kthimin e një pjesë të punonjësve të larguar nga puna, me çfarë numri i saktë do të dihet përfundimisht me datën 7 të këtij muaji, kur përfundon afati për aplikim për mbështetje financiare nga shteti. Mbetet në qëndrimin se barrën nga kriza duhet të mbajë edhe sektori publik.

Për numrin e saktë të personave të cilët kanë mbetur pa punë i referohet numrave zyrtarë të Agjencisë për Punësim prej ku kanë regjistruar se ka rritje të numrit të të papunëve për 9.000 persona.

“Numrat zyrtarë që ishin nga ana e Agjencisë për Punësim janë se për 9.000 persona është rritur numri i të papunëve. Duhet t’i shohim numrat zyrtarë të Agjencisë për Punësim sepse bëhet fjalë për luhatje ditore. Nëse flitet për regjistrime dhe regjistrime do të thotë në nivel ditor në kushte normale gjithmonë po ndodh një person sot të çregjistrohet, i ka skaduar afati i marrëveshjes, nesër sërish është regjistruar dhe për këtë shihet rritje e numrit të papunëve i cili ishte komunikuar se bëhet fjalë për rreth 2.000 persona në mars dhe rreth 7.000 persona në prill”, tha Angellovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për numrin e përgjithshëm të personave të cilët për shkak të krizës së Kovid-19 e kanë humbur punën.

Ajo theksoi se qëllimi i ndryshimit të fundit të kushteve për marrjen e subvencioneve për pagesë të pagës ishte mes tjerash të munden të gjithë veprimtaritë e goditura të kthejnë një pjesë të punëtorëve të cilët i kanë çregjistruar gjatë krizës.

E pyetur nëse konsideron se duhet të ketë ulje të pagave në administratën publike Angellovska përsëriti se të gjithë duhet të mbajnë barrë nga aspekti i gjendjes së krizës në të cilën ndodhemi, por se Qeveria është organ kolektiv dhe do të njoftojnë për vendimet që do të merren.

Ajo sot në konferencë për shtyp i prezantoi projeksionet më të reja të Ministrisë së Financave për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të krizës me Kovid-19, sipas të cilave BPV do të ulet për 3,4 për qind. Të ardhurat buxhetore në prill janë ulur për 20 për qind, por siç vlerësoi punët tani për tani po zhvillohen më mirë nga skenari i planifikuar të Ministrisë së Financave. ar/

Të fundit