28/04/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Anketë: Një e pesta e britanikëve janë në mëdyshje a të infektohen qëllimisht me Kovid-19

Agjencia britanike për marketing “Redfild end Uilton stratexhi” zbatoi anketë në internet, sipas së cilës, një e pesta e britanikëve janë në dyshim atë të infektohen me qëllim me Kovid-19 që të marrin certifikatë të vlefshme për imunitet.

Në kohën kur shkencëtarët mbarë botën tentojnë që sa më shpejt të bëjnë test për antitrupa, që do të tregojë kush ka pasur Kovid-19 dhe se është i qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri, rreth një e dhjeta e qytetarëve të Britanisë së Madhe janë të gatshëm të infektohen me infeksionin potencial vdekjeprurës, nëse kjo do të thotë se mundet të kthehen në mënyrën normale të jetës.

Një pjesë e ministrave britanikë diskutuan që të vendoset testim masiv, që të munden njerëzit të cilët janë në karantinë të kthehen në jetë aktive, por edhe të jenë të sigurt se nuk do të infektojnë askënd.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se qasja e këtillë mund të ketë pasoja të mëdha sociale.

Të dhënat e publikuara paraprakisht këtë javë treguan se qytetarët e Britanisë së Madhe druajnë se punëdhënësit do të mund t’i favorizojnë punëtorët të cilët nuk kanë Kovid-19, për shkak se shumica kanë menduar se duhet të infektohen apo të blejnë rezultate të rrejshme në tregun e zi të cilët kanë qenë negativë ndaj koronavirusit të ri.

Rezultatet nga anketa me arsye shkaktuan shqetësim te pushteti britanik, sepse 69 për qind e të anketuarve e mbështetin vendosjen e “certifikatës për imunitet”, ndërsa vetëm 16 për qind janë kundër.

Pak më pak se një e treta e të anketuarve besojnë se një politikë e tillë mund të interpretohet si mirënjohje ata të cilët nuk u janë përmbajtur masave të distancës sociale, derisa 41 për qind e të anketuarve nuk pajtohen me këtë.

Megjithatë, anketa tregon se 71 për qind e të anketuarve në Britani të Madhe nuk do të infektoheshin me qëllim, rreth 20 për qind janë në mëdyshje, ndërsa vetëm dhjetë për qind theksuan se do të infektoheshin me Kovid-19. ar/

Të fundit