Kjo është Amire Abazi, një nënë 24 vjeçare nga Tetova, e cila për ç’do ditë ballafaqohet me pasigurinë dhe varfërinë. Përveç se jeton në kushtë mjaftë të vështira, ajo rrezikon të nxirret në rrugë nga dita në ditë, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, sepse tani e tre muaj nuk ka pasur mundësi ta paguaj qeranë. Të dy fëmijët së bashku me nënën jetojnë në varfëri të skajshme pa asnjë mbështetje.
Amira është nënë vetushqyese. Është e ndarë që dy vjet nga babai i fëmijëve të saj dhe po mundohet e vetme të përgjigjet për fëmijët. Për shkak të pamundësisë, aktualisht është e pa punë dhe kërkon ndihmë financiare nga të gjithë ata qytetarë që kanë mundësi t’i ndihmojnë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për ta ndihmuar këtë nënë, këtë mund ta bëjnë duke telefonuar në numrin personal të saj, 071/558-173 ose mund ta gjeni në kompleksin e banesave në katin e katërt , në rrugën Video Smilevski Bato, afër lagjes së studentëve.







