Të tjera lajme

Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare në RMV

Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare.

Promovimi i Taravarit do të bëhet sot në ora 10:00 në sheshin e qytetit në Gostivar.

Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024.

Të fundit