Në ditën e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, po vijnë edhe kandidaturat për të parin e shtetit. Duket që garës do t’i hyjnë edhe partitë shqiptare me kandidatët e tyre. Ajo që deri tani është e sigurt, është kandidatura e bllokut opozitar shqiptar.
Mbrëmjen e së mërukurës, ASH zyrtarizoi kandidatin. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari të enjten pritet të zyrtarizon kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim.
“Nesër, e enjte,15 shkurt 2024, me fillim në ora 10:00, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij për President të Republikës, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike,Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku. Konferenca për media do të mbahet në sheshin e qytetit të Gostivarit”, njoftuan nga kjo parti.
Ndërkohë, Tv21 mëson që edhe BDI do të dalë me kandidatin e saj në zgjedhjet presidencial. Siç njoftojnë nga kjo parti, ka pasur debat nëse kandidati duhet të jetë partiak ose jopartiak. Si emra jopartiak janë përmendur Imer Selmani, Abdylmenaf Bexheti dhe Besa Arifi.
Por pasi është shterur debati, është vendosur që kandidati të vjen nga partia, dhe siç bënë të ditur burimi, si emër më serioz është Bujar Osmani.
Derisa partitë shqiptare po shkojnë drejt zyrterizimi të emrave, partitë maqedonase ende nuk kanë precizuar se me cilët kandidatë do të pretendojnë fitore të zgjedhjeve presidenciale. Flaka