11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arben Taravari me thirrje publike drejt shqiptarëve dhe BDI-së

“Ftoj shqiptarët dhe BDI-në, e cila akoma hamendësohet kë ta kandidojë dhe e cila në të kaluarën ka mbështetur edhe kandidat maqedonas për president duke u thirrur në konsensualizëm, që të mbështesë vizioni tim dhe kandidaturën time”.

Kështu mes tjerash është shprehur lideri i ASh-së, kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar shqiptar – VLEN, Arben Taravari në paraqitjen e tij nga Tetova.

“Ky është një lajm i madh! Në këtë mënyrë, në të ardhmen, forcat politike që përfaqësojnë dy kombësitë më të mëdha do të vendosin bashkë në Kuvend për shpërndarjen e tre posteve më të larta shtetërore”, tha më tej Taravari.

Ai shtoi: “Tash e kemi mundësinë që së bashku të forcojmë demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese. Tash mund të sigurojmë njërin nga tre postet kryesore shtetërore me automatizëm t’u takojë shqiptarëve, si kombi i dytë shumicë në Maqedoni”.

Ai ka shpalosur edhe tri pikat e tij në platformën për president.

“Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi, të hiqet 20%…” – Taravari zbulon tri pikat kryesore të programit për president

Të fundit