Për herë të parë në histori, boshnjakët do të kenë kandidatin e tyre për president të Maqedonisë.
Bëhet fjalë për Mersiha Smailoviq, e cila do të jetë kandidate e Bashkimit Demokratik Boshnjak.
Mersiha Smailovic është avokate dhe aktiviste civile.
Në angazhimin e saj qytetar është aktive në fushën e avokaturës për të drejtat e njeriut, diskriminimin, barazinë gjinore, të drejtat e grupeve etnike etj.
Punimet e saj kërkimore mbi të drejtat e refugjatëve, islamofobinë, të drejtat e grave janë botuar në disa botime vendore dhe ndërkombëtare.
Ajo ishte e përfshirë në mënyrë aktive në misione të shumta humanitare në nivel global dhe lokal.
Mersiha u diplomua në Universitetin e St. Cyril and Methodius në Fakultetin Juridik, dhe aktualisht është duke ndjekur studimet master në të Drejtën Ndërkombëtare në të njëjtin universitet.
Ajo ishte e përfshirë në disa nisma për ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve në vend.
Ajo është alumne e organizatës amerikane Vital Voices, e cila u themelua nga Hillary Clinton dhe synon të edukojë dhe mbështesë gratë në politikë.
Mersiha ka lindur në Shkup, është e martuar dhe nënë e dy vajzave.
Po ashtu është pronare e kompanisë për shërbime financiare dhe juridike NAHLA CONSULTING, ku aktualisht punon me kohë të plotë.tv21.