“Unë i kam hyrë kësaj gare me qëllime më të mëdha. Qëllimi im dhe i partnerëve është i dyfishtë:Synojmë që për herë të parë kandidati shiptar të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.Duam të hapim debatin e madh rreth vendit të presidentit në sistemin tonë politik.
Siç dihet, Maqedonia e Veriut është republikë parlamentare e jo republikë presidenciale apo gjysëm-presidenciale. Veç kësaj, i tërë sistemi ynë politik dhe kushtetues është i ndërtuar mbi modelin e demokracisë kosensuale midis dy kombësive më të mëdha, dhe kjo është sanksionuar me futjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutë.
Andaj, platforma ime presidenciale do të ndërtohet pikërisht rreth forcimit të demokracisë konsensuale, në linjën e mendimit të Arbën Xhaferit. Unë dhe partnerët synojmë që hapja e ardhshme e kushtetutës të përfshijë tre elemente:
Futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë
Heqjen e 20 përqindëshit që definon gjuhën shqipe
Zgjedhjen e presidentit ta bëjmë në Kuvend e jo më përmes zgjedhjeve
Ky është një lajm i madh! Në këtë mënyrë, në të ardhmen, forcat politike që përfaqësojnë dy kombësitë më të mëdha do të vendosin bashkë në Kuvend për shpërndarjen e tre posteve më të larta shtetërore.
Ftoj shiptarët dhe BDI-në, e cila akoma hamendësohet kë do ta kandidojë dhe e cila në të kaluarën ka mbështetur edhe kandidat maqedonas për president duke u thirrur në konsensualizëm që të mbështesë vizioni tim dhe kandidaturën time.
Tash e kemi mundësinë që së bashku të forcojme demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese. Tash mund të sigurojmë njëri nga tre postet kryesore shtetërore automatizëm t’u takojë shiptarëve, si kombi i dytë shumicë në Maqedoni.”
Gjithë të mirat,
Kabineti i Dr Arben Taravarit







