15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arbër Ademi nuk e sheh si konkurrencë partinë e Izet Mexhitit: Ushtarët e UÇK-së e themeluan BDI-në

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Summer Click në TV21 tha se si subjekt politik nuk i frikësohen lëvizjes politike të Izet Mexhitit.

“Me ju thënë të drejtën jo, për arsye se bëhet fjalë për një organizatë politike mirë të organizuar, mirë të etabluar, e cila jo njëherë, por më shumë herë ka kaluar në procese të ngjashme”, tha Ademi.

I pyetur se si do të vepronte në të ardhmen nëse edhe te ai personalisht do të ngjalleshin pakënaqësi, Ademi tha:

“Kjo parti politike ka edhe themeluesit, ka themeltarët, ka etërit e saj, pra mbi 10.000 firma, gjithë batalionet, ushtarët e UÇK-së e kanë krijuar BDI-në, nuk do të më lejoheshte mua për ambicie personale, ose për pamjaftueshmërinë që më ofron BDI, apo për ambicie personale ta prish shtëpinë time”

 

Të fundit