22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arjanit Hoxha braktis Lëvizjen BESA: Po formojmë një parti të re me ndikim serioz në Maqedoni

Hoxha ka nënvizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë procesin eurointegrues të vendit dhe të kontribuojnë në ndryshimet kushtetuesi. Sipas tij, në emër të kohezionit etnik do të ishte mirë të ishte zëvendësuar edhe termi 20 përqindësh me gjuhën shqipe, por për këtë përgjegjësi duhet të mbajnë ata që kanë propozuar ndryshimet kushtetuese

Arijanit Hoxha i cili ende është nënkryetari i Lëvizjes BESA, dje në një konferencë për media numëroi arsyet e distancimit nga kryetari Bilall Kasami dhe mos mbështetjes të ashtu quajturës “Fronti opozitar”. Ai i shoqëruar nga deputeti tani më i pavarur Bastri Bajrami, paralajmëroi hapjen e një subjekti të ri politik. Hoxha tha se përfundimisht kanë ndarë rrugët me Kasamin dhe Lëvizjen Besa.

Hoxha ka nënvizuar se janë të gatshëm të ndihmojnë procesin eurointegrues të vendit dhe të kontribuojnë në ndryshimet kushtetuesi. Sipas tij, në emër të kohezionit etnik do të ishte mirë të ishte zëvendësuar edhe termi 20 përqindësh me gjuhën shqipe, por për këtë përgjegjësi duhet të mbajnë ata që kanë propozuar ndryshimet kushtetuese. “Ne sot hapim një kapitull të ri dhe kur them se do të formojmë formacion të ri politik, realisht është paralajmërimi për një parti politike, mirëpo nga sot e tutje ne i hapim dyert për të gjithë të tjerët, që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht se në formën se si na bashkëngjiten njerëzit, ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqet, por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën në Maqedoni”, tha Hoxha.

Ai tha se grupacioni i aktualizuar së fundmi është totalisht devijant nga kultura dhe parimet e një opozitarimi të vërtetë, ku siç tha ai, aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes BESA, e kanë krijuar ndër vite. Hoxha tha se politikanë të caktuar në këtë iniciativë po grupohen për interesa të caktuara personale dhe se nuk mundet që pas 20 viteve pushtet të plotë si atë qendror, formacioni i Izet Mexhitit të na tregon se si duhet të bëhet opozita. “Persona të caktuar edhe mund t’i bashkohen një fronti opozitar por ata nuk mund të bëhen bartës të procesit dhe opozitarizmit në vendin tonë”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se për momentin ende nuk kanë ndonjë ofertë për t’ju bashkuar frontit evropian dhe nuk mund të deklarohen se a do t’ju kishin bashkuar një fronti të tillë. “Thirrjen që e bëra sot është për të gjithë ata që i besojnë këtij rrugëtimi dhe vizioni. Normalisht që ata që dëshirojnë të bashkohen duhet të ndajnë këto vlera dhe mendime. Ne nuk jemi në gjah vetëm për numra që të faktorizohemi, por ne dëshirojmë që në baza kualiteti ta faktorizojmë një ide dhe qëndrim”, u shpreh në fund Hoxha.

Ndryshe, deputeti Bastri Bajrami, i cili ishte edhe prezent në konferencën për media në përkrahje të Arijanit Hoxhës, ka lajmëruar kryeparlamentarin Xhaferi, që nga sot e tutje do të funksionoj si deputet i pavarur në Parlament. (koha.mk)Zenel MIFTARI

Të fundit