Të tjera lajme

Besim Ismaili nga Tetova, i cili jeton dhe studion në Gjermani, ka programuar një platformë falas

Studenti me prejardhje nga Tetova, Besim Ismaili, i cili jeton dhe studion në Gjermani, ka krijuar platformën profesionale bimi24.com. Në këtë portal mundësohet ofrimi dhe kërkimi i çfarëdo lloj shërbimi – nga A si arkitekt deri te Z si zdrukthëtar.

Platforma përfshin të gjitha trojet shqiptare: Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe Çamërinë.

Besim Ismaili: Ideja e këtij projekti më ka lindur nga përvoja e prindërve të mi, të cilët janë përballur me vështirësi në gjetjen e profesionistëve të besueshëm në vendlindje, si dhe nga mungesa e një sistemi që lidh në mënyrë efikase ofertën me kërkesën. Jam i bindur se trojet tona kanë nevojë për një platformë të gjerë dhe profesionale.

Portali bimi24.com është i programuar në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe maqedonisht, ndërsa fokusi kryesor mbetet gjuha shqipe.

Shërbimet janë të organizuara në 193 kategori dhe të shtrira në mbi 43 lokacione, duke mundësuar kërkimin dhe ofrimin e detajuar të shërbimeve sipas nevojave specifike të përdoruesve.

Qytetarët që kanë marrë shërbime përmes platformës kanë mundësi të bëjnë vlerësimet e tyre, duke e bërë kështu cilësinë e shërbimeve më transparente dhe më të besueshme.

Portali bimi24.com është i konceptuar në mënyrë shumë logjike dhe është i lehtë për t’u përdorur nga përdoruesit.

Kyçja në bimi24.com mund të bëhet përmes llogarisë Google ose me adresën personale të emailit. Çdo ofertë e publikuar mund të lidhet me kanalet e ofruesit në YouTube, Facebook, TikTok, WhatsApp ose Instagram.

Të fundit