17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arjanit Hoxha formon parti, ja si do të pagëzohet

Ish-zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha tashmë ka konfirmuar se do të formoj subjektin e ri politik.

Sipas njoftimeve të para, tashmë kanë nisur përgatitjet për formimin e këtij subjekti politik, pas ndarjes së Hoxhës dhe bashkëmendimtarëve të tij nga Lëvizja BESA.

Hoxha në një prononcim për TV21 ka theksuar se është përzgjedhur edhe emri i subjektit të ri që do të quhet PARTIA DEMOKRATIKE EVROPIANE.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se prej ditës së hënë ka nisur procesi i grumbullimit të nënshkrimeve për formimin e këtij subjekti. Hoxha me partinë e tij jozyrtarisht pritet që të jenë më afër me bllokun aktual qeveritar.(INA)

Të fundit