19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Babë e bir plagosen nga të shtënat me armë në një dasmë në Ohër

Nuk kanë të ndalur të shtënat fatale në dasma në këtë periudhë të sezonit veror.

Një ngarje tragjike ka ndodhur dje në Ohër, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur babë e bir, përcjell INA.

SPB Ohër ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në orën 13:00 në një dasmë të organizuar në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër, ku nga të shtënat me armë nga K.B.(60) nga Ohri, nga një pistoletë e kalibrit “Zastava” 7,62 milimetra, plumbat qorr kanë goditur babë e bir, I.S, 39 vjeç dhe fëmija i tij i mitur.

Të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku është kryer ndërhyrje mjekësore. Policia ndërmori masa për të ndriçuar rastin. (INA)

Të fundit