Një 21-vjeçar nga Gjevgjelia është arrestuar mbrëmë nga policia, pasi ka transportuar 13 emigrantë nga Siria.
Siç kumtoi MPB, M.G (21) është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë të (QRPK Jug – Stacioni policor për VK dhe MK Bogorodicë).
“ME AUTOMOBIL TË TIPIT ‘FOLKSVAGEN TUAREG’ KA TRANSPORTUAR 13 MIGRANTË NGA SIRIA, DY PREJ TË CILËVE TË MITUR. ËSHTË NJOFTUAR PROKURORI PUBLIK NGA PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE PËR NDJEKJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT DHE PAS DOKUMENTIMIT TË RASTIT, DO TË PARASJTROHET KALLËZIM ADEKUAT PENAL“, INFORMOI MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME.