27/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohen prindërit monstra, mbyllnin vajzën e tyre në një kafaz qensh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pensilvani ku dy prindër janë arrestuar pasi kishin mbyllur në një kafaz qensh, vajzën e tyre vetëm 6-vjeçe.

Pasi kanë marrë njoftim, autoritetet kanë mbërritur në shtëpinë e çiftit ku kanë gjetur vajzën e vogël brenda në kafazin e qenve dhe të mbuluar me feçe.

Jacob William Weight Sr, 37 vjeç dhe Mimi Ann Frost, 33, u arrestuan javën e kaluar pas një “hetimi të gjerë” që filloi kur trupat e shtetit të Pensilvanisë u dërguan për herë të parë në shtëpinë e çiftit në Brownsville Borough më 7 janar.

Nipi i çiftit, i cili jetonte në shtëpi së bashku me fëmijët e tyre, u tha zyrtarëve se vajza ishte mbyllur në një arkë qensh çdo natë dhe ishte detyruar të hante ushqim për qentë.

Hetuesit gjetën prova që sugjeronin se vajza “nuk ishte në gjendje të dilte nga kafazi” dhe “dënohej” sa herë që dilte për të gjetur ushqim./Vizionplus.tv/

Të fundit