10/05/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohet 41 vjeçari nga Shipkovica, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës për shkak se gjatë bastisjes në një banesë në tetove ku ai ka qëndruar përkohësisht është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një peshore digjitale.

“Efektivët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (28-shkurt) rreth orës 23:25 kanë privuar nga liria 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës. Në banesën ku ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer më herët me urdhër të gjykatës janë gjetur marijuhanë dhe një peshore digjitale. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Të fundit