28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arsenali merr fitoren e radhës, mban hapin me kreun e tabelës

Arsenali ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Premierligë, për të mbajtur hapin kështu me kreun e tabelës.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, shkruan Gazeta Express.

Përballja në stadiumin “City Ground” përfundoi me rezultatin 1:2, me të tre golat të shënuar në pjesën e dytë.

Gabriel Jesus (65’) dhe Bukayo Saka (72’) realizuan për fitoren e “Topçinjve”.

Taiwo Awoniyi (90+3’) ishte autor i golit të vetëm për vendasit.

Arsenali pas kësaj fitore ka 46 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Liverpooli, që tani ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe tri më shumë se Manchester City, që ka dy ndeshje më pak.

Nottingham Forest mbetet në kuotën e 20 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 16-të. /Gazeta Express/

Të fundit