Të tjera lajme

ASFALTOHET RRUGA E SPITALIT – QYTETARËT DHE AUTOAMBULANCAT DO TË LËVIZIN LIRSHËM

Rruga e spitalit të Tetovës e cila me vite të tëra nuk ishte asfaltuar dhe përbënte pengesë për kalimtarët, e sidomos autoambulancat, më në fund u asfaltua dhe filloi ti ngjaj rrugës. Problemi më i madh në këtë rrugë bëhej gjatë dimrit, kur edhe ngushtohej e njëjta tej mase dhe shpesh ndodhte që makinat me pacientë, të vonoheshin dhe të mos arrinin në kohën e duhur. Rruga e spitalit të Tetovës është e një rëndësie të veçantë sepse e njëjta lidh edhe tre bulevardet kryesore të qytetit.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
“Bëhet fjalë për një rrugë që është një ndër arteriet kryesore të qytetit tonë, e që tanimë me këtë investim ka marrë pamje moderne, e që nënkupton asfaltimin e plotë të kësaj rruge, me një gjerësi prej afërsisht shtatë metra dhe një gjatësi prej 1200 metra. Investimi total në këtë rrugë është rreth 30 milion denarë dhe ka një rëndësi të veçantë për qytetin sepse e njëjta do të lehtësoj qasjen e banorëve për tek spitali i qytetit dhe njëkohësisht do bëj lidhjen e tre bulevardeve të qytetit tonë andaj dhe është një arterie e rëndësishme e që përmirëson dukshëm lëvizjen e qytetarëve të qytetit tonë”.

Kasami paralajmëroi së shpejti edhe fillimin e vendosjes së semaforëve të ri në qytet, problem ky i cili po zhagitet me muaj të tërë dhe assesi të filloj në terren.

 “Do fillohet nga semafori tek Xhamia e Larme dhe gjitha kryqëzimet tjera të qytetit ku do kemi semafor të rijnë dhe të digjitalizuar. Por është dinamikë që bashkë me operatorin duhet ta përcjellim”.

Ndërkohë mbetet enigmë se kur do filloj vendosja e edhe tabelave të reja nëpër qytet, të cilat sipas Kasamit, janë nën kompetencën e Rrugëve Shtetërore. TV KOHA

Të fundit