23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Atanasov: Është i nevojshëm dezinfektimi para hapjes së restoranteve

Para hapjes së objekteve hotelierike duhet përsëri të kryhet dezinfektimi dhe pastrimi i pajisjeve dhe sipërfaqeve që shërbejnë për përpunimin e ushqimit, përcjell GazetaExpress.

Para hapjes, restorantet duhet të kryejnë dezinfektim të përgjithshëm të objektit, pasi që gjatë kohë ka qëndruar i mbyllur, i pahapur dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur aty, deklaroi sot në konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Zoran Atanasov.

Ai informoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po përgatit kumtesë për publikun në lidhje me këto rekomandime, duke theksuar se kjo do të bëhet sepse restorantet nuk kanë punuar për një kohë të gjatë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kushtet higjienike në markete dhe mishtore, Atanasov sqaroi se kur bëhet fjalë për praktikë të mirë higjienike kjo i referohet kushteve në të cilat mbahen produktet, pajisjet dhe sipërfaqja e punës e përdorur, veçanërisht në mishtore.

“Me vetë praktikën është parashikuar se sa kohë do të duhet për t’u pastruar, mbajtur regjistrime, për t’i dezinfektuar vetë sipërfaqet. Devijimet më të zakonshme janë në atë pjesë. Në raportet ditore nga shërbimet e inspektimit është konstatuar se janë punësuar njerëz që nuk kanë kryer kurse të përshtatshme për sigurinë e ushqimit dhe persona që nuk i kanë kaluar provimet sanitare që duhet të kryhen. Kjo nuk është vetëm për shkak të Kovid-19, por edhe për shkak të rreziqeve të sëmundjeve të tjera që mund të transmetohen përmes ushqimit”, tha Atanasov./GazetaExpress/B.Lika/

Të fundit