23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aziri: Vendimi i ASH-së për zgjedhjet, pas festave

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Aziri, shprehet i bindur se ASH-ja nuk pëson tkurrje nëse garon e vetme në zgjedhjet parlamentare të majit. Aziri, në një intervistë për Alsat, tha se kryesia e partisë ka marrë vendim që ASH-ja të del e vetme në zgjedhje dhe se vendimin e tillë mund ta anulojë vetëm Kuvendi i partisë, si organi më lartë partiak.

Sipas tij, vendimi final do miratohet nga organet partiake pas festave.

“Nuk shikoj asnjë element që në zgjedhjet e ardhshme, nëse ASH-ja garon e vetme, do të mund të tkurret. Unë e kuptoj që jemi në parafushatë zgjedhore dhe çdo subjekt politik, ndoshta edhe organizata tjera, nxjerrin anketime, matje dhe sondazhe të ndryshme të cilat më tepër se tregojnë realitetin objektiv, e kanë një tendencë për të krijuar opinion, gjoja se një subjekt është favorizues ose disfavorizues. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me strukturën tonë, me aktivistët tonë, me votuesit tonë. Prapa ASH-së qëndojnë disa vendime të rëndësishme që kanë ndikuar në stabilitetin politik të vendit, prapa ASH-së vetëm në këtë periudhë, qëndrojnë disa funksionarë, 3 ministra, disa drejtor, zv.ministra të cilët në mënyrë shembullore e kanë përfaqësuar ASH-në, kanë bërë dallimin në qeverisje. Pa modesti e them, në ASH ka disa shembuj edhe të funksionimit opozitar në kuadër të Parlamentin dhe këto janë elementet të cilat ASH-në, jo që e frikësojnë, por përkundrazi e bëjnë ballëhapur, që të del dhe të ballafaqohet me qytetarin”, tha Aziri.

Të fundit