Në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve janë luajtur ndeshjet e xhiros së 30-të. Skuadra turke Fenerbahçe e cila është kampione në fuqi vazhdon të kryeson renditjen e vetmuar , ndërsa mbrëmë mundi ekipin Monako me rezultatin 88-70 që ishte fitorja e 22 sezonale .
Fitore ka regjistruar edhe skuadra e dytë në renditjen e tabelës Valencia e cila mundi ekipin Zalgiris Kaunas me rezultatin 9-1 -87 regjistroi fitoren e 20-të sezonale. Në pozitën e tretë dhe të katërt janë Real Madridi dhe Panathanaikosi me nga 19 fitore. Reali mundi Virtus Bollonja me rezultat 92-84, ndërsa Panathanaikosi pësoi humbje nga skuadrat tjetër greke Olimpiakosi me rezultat 86-80.. Rezultat zhgënjyes ka shënuar Barceloan e cila pësoi disfatë nga Armani në Milani me rezultat 87-84. Në këtë xhiro dy ndeshje nuk u zhvilluan shkaku i situatës në Lindjen e Mesme.
Taberlën e kryeson Fenerbahçe me 22 fitore e 7 disfata e ndjekur nga Valencia, me 20 fitore e 10 disfata dhe Olimpiakosi me 19 fitore e 10 humbje.
Rezultatet e raundit t; 30-të
Baskonia – Paris 81 – 97
Olympiakos – Panathinaikos 86 – 80
Crvena Zvezda – Bayern 80 – 85
Anadolu Efes – Lyon-Villeurbanne 88 – 91
Real Madrid – Virtus Bologna 92 – 84
Milano – Barcelona 87 – 84
Valencia – Zalgiris Kaunas 91 – 87
Fenerbahce – Monaco 88 – 70
Shaban Sinani TV KOHA







