04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI propozon model me disa pika sipas të cilit duhet të bëhen pazaret politike shqiptare

Funksionari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, ka shpalosur për TV 21, një platformë të re për atë se si duhet të duken negociatat pas zgjedhore për koalicion me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Osmani dhe ka dhënë 5 shtylla kryesore të negociatave me partitë shqiptare, transmeton Portalb.mk.

“1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista.

Partia që e merr një votë më shumë flet në emër të shqiptarëve me komunitetet tjera.
Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor.
Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006).
Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare” tha Bujar Osmani – BDI.
Osmani propozon që në zgjedhje të garojnë më së shumti dy parti apo dy koalicione të shqiptarëve dhe vetëm ai që fiton zgjedhjet të zhvilloj negociata për formimin e qeverisë, ndërsa i dyti të mos përzihet. Po ashtu, propozohet që opozita te partitë shqiptare t’i jep mbështetje partisë shqiptare në pushtet për “linjat strategjike”, ndërsa të kritikojë për çështje të politikës ditore.

“Është shumë me rëndësi të dakordohemi për këtë platformë shqiptare në garën politike që duhet të jetë e përhershme për politiken shqiptare këtu”, deklaroi Osmani.

Të fundit