04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Partitë në Maqedoni të Veriut nisin bisedimet për qeverinë e re

Kontaktet në mes të partive politike për formimin e qeverisë vazhdojnë, edhe pse paralajmëruan se bisedimet do të nisin pas 2 gushtit. “Alsati” mëson se këtyre ditëve ka pasur kontakte në mes të të gjitha partive.

LSDM-ja e Zoran Zaevit është e bindur se shumë shpejt do ta formojë qeverinë e re, e cila do të fokusohet, siç thonë, në realizimin e pritjeve të qytetarëve. Nga ky subjekt mbeten në qëndrimin se bisedimet do të nisin pas 2 gushtit, ndërsa nëpërmjet një komunikate thonë se negociatat për anëtarësim në BE nuk mund t’ia lënë në duar tjetërkujt.

“Vendimet për deputetët e rinj u dhanë, pason formimi i qeverisë, e cila do të japë rezultate në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Qeveria jonë do të zhvillojë negociata të suksesshme me BE-në dhe në katër vjet do të hapim 80% të kapitujve”, kanë thënë nga LSDM-ja.

Edhe në VMRO-DPMNE thonë se po zhvillojnë bisedime joformale me të gjitha partitë politike, të cilat kanë fituar mandate.

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se synojnë të jenë pjesë përbërëse e qeverisë së re. Thonë se fuqia e tyre me 12 mandate do të jetë vendimtare për formimin e qeverisë.

Të fundit