Ambasadorja gjermane në shtet Anke Hollshtajn ka nënshkruar marrëveshje për donacion për institucionet publike shëndetësore, Spitalin klinik Shtip, Spitalin e përgjithshëm Kumanovë, Spitalin e përgjithshëm Borka Taleski Prilep dhe Shtëpinë shëndetësore Gostuvar me vlerë të përgjithshme prej 152.000 euro, me qëllim të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut gjatë përballjes me pandeminë nga Kovid-19 de ndihmë direkte të qytetarëve, kumtoi sot Ambasada gjermane në Shkup.
Prej atje informojnë se institucionet shëndetësore vendore do t’i shfrytëzojnë mjetet e dhuruara për furnizimin e pajisjes dhe auto ambulancës.
Ambasada gjermane shton se mbështetja financiare nga Projektet e vogla nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë ka për qëllim avancimin e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit nikoqir. /MIA