05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE-ja kërkon një periudhë më të gjatë tranzicioni për çështjen e dinarit

Në ditën kur në fuqi hyri rregullorja e re e Bankës Qendrore që në Kosovë të përdoret vetëm valuta euro dhe të ndalohet dinari serb për shitblerje, Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media është shprehur i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

Prandaj BE-ja ka kërkuar që Kosova “të sigurojë një periudhë mjaftë të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje për këtë çështje në kuadër të dialogut”.

Ndonëse autoritet kosovare lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate shqetësimeve të komunitetit serb në Kosovë që vazhdon të përdorë në mënyrë ilegale dinarin serb për pagesa/transaksione BE-ja ka vlerësuar se periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre.

BE-ja ka konsideruar se për këtë çështje ka pasur edhe mungesë të konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.

“BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet në komunikatë për media.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për shtyp të mërkurën, tha se ekzekutivi do të sigurohet që implementimi i rregullores së BQK-së nuk do të nënkuptohet sikur përpjekje për ndalimin e transfereve nga Serbia, por nё kёtё fazё do tё investojё nё informimin e bizneseve dhe qytetarёve e jo nё masa ndёshkuese, veçanёrisht pas presionit ndёrkombёtar.

“Qeveria e Republikёs sё Kosovёs është e pёrkushtuar qё periudha eventuale tranzitore tё sigurojё qё qytetarёt tё adaptohen sa mё shpejtё, sa mё lehtё dhe pa dёmtime. Mekanizmat e qeverisё qё kanё pёr obligim zbatimin nё praktikё tё kёsaj rregulloreje, do tё fokusohen qё nё kёtё fazё tranzitore tё investojnё mё shumё nё informim dhe edukim tё bizneseve dhe qytetarёve”, tha Bislimi. (AP)

Të fundit