04/05/2024
13.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

BE në kushte karantinimi e shënon 70-vjetorin e formimit

Bashkimi Evropian sot e shënon 70-vjetorin e themelimit pa shënime më të mëdha për shkak të masave të karantinimit të vendosura në kuadër të angazhimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri në pjesën më të madhe të kontinentit.

Institucionet e BE-së kanë planifikuar t’i hapin dyert e tyre para opinionit, sikurse zakonisht më 9 maj, për ta shënuar nënshkrimin e Deklaratës së Shumanit, që konsiderohet si dokumenti themelues i Unionit. Megjithatë, ata janë detyruar të përshtaten me kushtet e reja të krizës shëndetësore.

Parlamenti Evropian e shënon ditën përmes sesioneve dhe ekspozitave onlajn.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli dhe i ftoi për pjesëmarrje organizatat të cilat “kontribuojnë” çdo ditë për ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve jetësore të atyre më në nevojë”.

Komisioni Evropian do të zbatojë dialogë përmes internetit me qytetarët për momentet kryesore të integrimit në BE dhe të ardhmen e Unionit.

Deklarata, e emëruar sipas ministrit të Jashtëm francez, Robert Shuman, bëri thirrje për krijimin e Bashkësisë Evropiane për çelik dhe thëngjill.

Këtë vit, në jehonën e pandemisë, vendet më të goditura jugore siç janë Spanja dhe Italia u ankuan për mungesë solidariteti nga partnerët veriorë të Unionit, siç janë Gjermania dhe Holanda. shk/

Të fundit