19/05/2024
19.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

‘Beqare moj’, nga zëri i ëmbël i Eli Farës (VIDEO)

Eli Fara është një këngëtare shqiptare, e cila ka një zë të ëmbël dhe mjaft unik, shkruan KultPlus. Edhe pse është interpretuese e muzikës moderne, kënga popullore korçare e bëri atë të pazëvendësueshme.

Për karrierën e saj të bujshme, dhe kontributin e madh që ajo dha në kultivimin e muzikës shqipe, është shpallur ‘Artiste e Merituar’, nga qeveria shqiptare.

Ju sjellim këngën ‘Beqare moj’:

Ç’mu verdhe moj mu bëre ftua
cupëzë beqare moj
pse shtive o moj merak për mua
cupëzë beqare moj
o hiq merakun hajde me mua
cupëzë beqare moj
e të kam dashur edhe prap të dua
cupëzë beqare moj

Kur më shkoje ti moj në ato varre
cupëzë beqare moj
me fustanin zvarrë zvarrë
cupëzë beqare moj
të vdekurit o moj se ci ngjalle
cupëzë beqare moj
e të gjallet o ci vdiqe fare
cupëzë beqare moj

Ti moj shqerkëza o moj manare
cupëze beqare moj
pse na dole ti moj gënjeshtare
cupëzë beqare moj
ti pse na the moj s’martohen fare
cupëzë beqare moj
o do ti rri o moj babait beqare
cupeze beqare moj
o do ti rri o moj babait beqare
cupeze beqare moj/KultPlus.com

Të fundit