02/05/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Besimi: Investimet në zhvillimin e kapitalit njerëzor kanë rëndësi të jashtëzakonshme për progresin e ekonomisë

Investimet në zhvillimin e kapitalit njerëzor kanë rëndësi të jashtëzakonshme për progresin e vendit, ndërsa veçanërisht në sektoret e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Si ballafaqohen vendet me pasojat e krizës së shkaktuar nga Kovid-19 pandemia dhe goditjet mbi shëndetësinë, arsimin, kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe vendet e punës, ndërtimi i sistemeve inkluzive dhe të qëndrueshme rrezistente në goditjet e ardhshme, promovimi i mundësive ekonomike dhe njëkohësisht sigurimi i qëndrueshmërisë fiskale, ishin temat e diskutuara nga ana e ministrave për Financa dhe Zhvillim nga vendet e ndryshme të botës, së bashku me nënkryetarin e Bankës Botërore për Zhvillim dhe Kapital njerëzor, Manta Murti dhe kryetarin e Grupacionit të Bankës Botërore, Dejvid Malpas.

Nga Ministria e Financave informojnë se ministri i Financave Fatmir Besimi e theksoi mbështetjen e Qeverisë dhe të Ministrisë për Financa në investimet e kapitalit njerëzor, për të cilën flet edhe përfshirja e vendit ndaj projektit “Kapitali njerëzor” i Bankës Botërore”.

“Reformat në shëndetësi, arsim dhe fushën sociale kanë filluar, por gjithashtu na paraprinë punë e madhe në lidhje me të njëjtat. Nga aspekti i financimit në këto sektore, janë parashikuar mjete të rritura si pjesë e BPV-së, njëkohësisht duke e marrë parasysh edhe efikasitetin e këtyre investimeve. Reformat të cilat i filluam në bashkëpunim me Bankën botërore mundësuan intervenim shtetëror më efektiv gjatë ballafaqimit me pasojat e krizës, megjithatë duke i lehtësuar kanalet e shpërndarjes së shërbimeve publike. Ne vazhdojmë me këto reforma të rëndësishme më tutje, të cilat janë bazë për rritje dhe zhvillim të mëtutjeshëm”, theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi potencon se në mënyrë aktive punohet në masat dhe aktivitetet që do të kontribuojnë për përparimin e zhvillimit të resurseve njerëzore, si një nga shtyllat në të cilat themelohet Strategjia për financim të rritjes së përshpejtuar.

“Masat dhe aktivitetet të cilat sillen me qëllim të përparimit të arsimit, shkencës dhe shëndetësisë, aktivitetit më të madh të popullatës së aftë për punë, si dhe masat për rritje të mbrojtjes sociale do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”, theksoi ministri.

Të fundit