21/04/2024
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

BFI ta rianalizojë vendimin për hapjen e xhamive, KOM të sillet më me seriozitet, apelon Spasovski

Bashkësia Fetare Islame ta rianalizojë vendimin për hapjen e objekteve fetare, ndërsa njëjtë edhe KOM të sillet më me seriozitet, apelon kryeministri Oliver Spasovski.

“Lidhur me hapjen e xhamive, gjegjësisht sjelljen e vendimit të BFI-së unë e thashë qëndrimin tim për të gjitha bashkësitë fetare se ato duhet t’i respektojnë vendimet që i sjellë Qeveria dhe nuk ka organizim qoftë fetar, politik, qoftë të ndonjë individi që nuk duhet t’i respektojë masat. Për shkak se këto vendime nuk janë me karakter politik, këto janë vendime që do të thonë mbrojtje e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Bëj apel që ta rianalizojnë vendimin e tyre në pjesën e hapjes së objekteve fetare, megjithatë gjithashtu i them edhe KOM-it që të sillet me seriozitet për arsye se ka bërë një sërë shkeljesh gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Oliver Spasovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve. shk/

Të fundit