18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bill Klinton sot viziton Shqipërinë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton viziton sot Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh në vendin tonë, teksa zbardhen disa nga pikat e axhendës së vizitës zyrtare.

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Të fundit