28/05/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bogoev: Ballkani i hapur përshpejton qarkullimin e mallrave dhe udhëtarëve

Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Stefan Bogoev ka shprehur sot në takimin që ka realizuar me koordinatorët kombëtar Zabrçanec dhe Ismajloska Starova përparësitë e funksionimit të “Ballkanit të Hapur” dhe ka elaboruar aktivitetet e Doganave të vendit në kuadër të kësaj nisme rajonale, informon PRESSonline.al.

Bogoev gjatë takimit ka potencuar rëndësinë e punimeve infrastrukturore në pikën kufitare Tabanovcë dhe ka paralajmëruar zbatimin e masës së njohjen e vërtetimeve për matje në peshore apo të ashtuquajturat “shënimet e matjes” të automjeteve të mallrave ndërmjet Drejtorive Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

“Në takimin me koordinatorët kombëtar Zabrçanec dhe Ismajloska Starova, diskutuam për aktivitetet e kryera nga Drejtoria doganore në kuadër të iniciativës rajonale “Ballkani i hapur”, veçanërisht për punët aktuale infrastrukturore në pikën kufitare Tabanovcë, të cilat janë duke u ndërmarrë në koordinim me Qeverinë dhe aktualisht janë në fazën përfundimtare. Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në periudhën në vijim do të nisë të zbatohet masa për njohjen e vërtetimeve për matje në peshore apo të ashtuquajturat “shënimet e matjes” të automjeteve të mallrave ndërmjet Drejtorive Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, që do të thotë se ato nuk do të duhet të ripeshohen me hyrjen në njërin nga dy vendet. Një Ballkan i hapur tashmë jep rezultate për qytetarët dhe komunitetin e biznesit dhe në fushën e operacioneve doganore synon lehtësimin e importeve, eksporteve dhe përshpejtimin e lëvizjes së mallrave” – ka shkruar Bogoev në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Të fundit