(MIA) – Avokati i Bojan Jovanovskit, Sasho Dukovski në fillim të seancës së sotme për rastin “Reket” tha se klienti i tij për shkaqe shëndetësore nuk mund ta përcjellë gjykimin. Dukovski e njoftoi gjyqin se nuk është marrë parasysh urdhri i gjykatëses Vaska Nikollovska-Masevska që të kryhet kontroll ndaj Jovanovskit në Klinikën e gastroenterohepatologji.
“Në rastin konkret është kontrolluar vetëm nga mjeku kujdestar. Bojan Jovanovski, nuk është në gjendje ta përcjellë gjykimin. Ka dhimbje të mëdha në stomak, Para se të sillet në gjykatë ka marrë numër të madh të sedativëve”, tha avokati Dukovski.
Gjykatësja dha pushim prej 30 minutave, që Bojan Jovanovski të kontrollohet nga ekipet e Ndihmës së shpejtë.
Pas pauzës dhe pas vendimit të ekipit mjekësor do të dihet nëse do të vazhdojë seanca “Reket”.
Seanca e djeshme nuk u mbajt për shkak të gjendjes të keqe shëndetësore të të pandehurit Jovanovski. Gjykimi për këtë lëndë është në fazë të prezantimit të dëshmive materiale nga ana e Prokurorisë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. mb/