Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve të miratuara në periudhën prej 21 deri më 31 janar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, të cilat përfshijnë vendimet për autorizimin dhe vendimet e nënshkrimit, si dhe vendimet për paga dhe shpërndarjen e tyre, njoftoi sot shërbim për shtyp i qeverisë.
Ministrja Mizrahi është në këtë detyrë me propozimin e opozitës VMRO-DPMNE, si pjesë e qeverisë teknike që funksionon që nga data 3 e këtij muaji, ndërsa në prag janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara më 12 prill. (MIA) bs/mb/