25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borrell: Evropa ishte “pak naive” lidhur me Kinën

Evropa ka qenë “pak naive” në raport me Kinën, por qasja e saj është bërë më realiste, deklaroi komisari evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Zhosep Borrell.

Ai e vlerësoi Kinën si partnerin ekonomik të Evropës dhe “rival sistematik që përpiqet të promovojë model alternativ të qeverisjes”.

“Dhe Kina dhe BE janë të përkushtuara ndaj multilaterizmin dhe kjo i vendos ato në të njëjtën faqe, por kjo nuk do të thotë që ata ndajnë pikëpamje për qeverisjen globale, veçanërisht në kohë krizash”, tha Borrell në intervistë me gazetën franceze Zhurnal di Dimansh.

Ai shpjegoi se evropianët mbështesin multilaterizmin efektiv me KB në qendër, ndërsa Kina “praktikon multilaterizmin selektiv që dëshiron dhe bazohet në kuptim të ndryshëm të rendit ndërkombëtar”.

Ai shtoi se kriza e shkaktuar nga koronavirusi kishte përkeqësuar rivalitetin mes Kinës dhe SHBA-s pasi të dy vendet fajësuan njëra-tjetrën për përhapjen e pandemisë.

Borrell kritikoi qëndrimin e presidentit amerikan Donald Tramp për multilaterizmin duke thënë se ai e shikonte atë si “lojë në të cilën Amerika mund gjithçka të humbasë”.

“Kjo pikëpamje është e gabuar”, tha Borrell, transmeton Politiko. bs/fab

Të fundit