Të tjera lajme

NË UT FILLOI TURNEU NDËRKOMBËTAR I VOLEJBOLLIT NË PLAZH!

Në Universitetin e Tetovës sot filloi turneun tradicional të volejbollit në plazh që tradicionalisht organizohet në shenjë të shënimit të 4 Korrikut Dita e Pavarësisë SHBA-ve, kësaj radhe marrin pjesë 13 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

 Me rastin e shënimit të 4 Korrikut – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, Universiteti i Tetovës organizon Turneun Ndërkombëtar të Volejbollit në Plazh.

Në këtë turnir tradicional marrin pjesë 13  ekipe nga  Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Ukraina dhe ekipeve nga Maqedonia e Veriut.

Garat do të  zhvillohen me sistemin e eliminimit ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen pikërisht më  4 Korrik, kur edhe do të shpallet ekipi fitues.

Hamza Veseli në cilësinë e  përgjegjësit  të  këtij turneu për TV Koha tha se e  veçanta  e këtij  turneu  është pjesëmarrja e një ekipi nga Ukraina.

 ’Universiteti i Tetovës organizon Turneun ndërkombëtar për hir të  SHBA-se, pavarësisë së saj. Ku si çdo  vit ka organizuar këtë turne me data 2, 3 dhe 4 korrik. Edhe këtë vit ne jemi organizator të këtij turneu ku marrin pjesë ekipe nga  Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi  si dhe  këtë  vit  një ekip  nga  Ukraina. Ndeshjet  finale  do të  luhen nesër me  fillim në ora  18:00 . Dhe  besoj  se do të shkoj  gjithçka  siç është e paraparë  në mënyrë të  duhur  dhe me  ndeshje  të bukura’’ deklaroi Hamza Veseli

Organizatori për tre ekipet më të mira dhe volejbollistin më të mirë, do të ndajë  shpërblime adekuate. Kupa dhe medaljet do t`i ndajnë drejtuesit Universitetit të Tetovës.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit