13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Capak: Në fillim të qershorit mund të pritet normalizim i jetës në Kroaci

Kroacia nuk ka projeksion derisa mund të zgjas epidemia e koronavirusit, ndërsa anëtari i Shtabit nacional për mbrojtje civile Krunoslav Capak thotë se personalisht vlerëson së në rast më të keq në këtë vend mund të normalizohet në fillim të qershorit.

“Nuk ka projeksione. Ne bëmë vetëm një vlerësim për modelet italiane, si skenari i rastit më të keq, për të parë nëse kemi respiratorë dhe shtretër të mjaftueshëm dhe mund të themi që ka mjaftueshëm. Personalisht, besoj se vetëm në fillim të qershorit situata do të përmirësohet dhe se jeta do të fillojë ngadalë të normalizohet”, tha Capak për “Jutarnji List” të Zagrebit.

Drejtori i Entit kroat për shëndet gjithashtu tha se dielli ndikon pozitivisht te virusi.

Sipas tij, kjo krizë do të zgjasë.

“Vlerësimi im është se do të ketë mijëra të sëmurë, vdekshmëri sipas vendeve të cilat nuk kanë skenarë të errëta dhe se vera vërtet do të sjellë kohë më të mirë” thotë Capak. sn/

Të fundit